Informacione pėr programin


Konteksti

Republika e Maqedonisė ishte njėra nga vendet e rralla tė ballkanit e cila gjatė kohės sė shkatėrrimit tė Jugosllavisė sė dikurshme arriti t’i ikė stihisė sė luftės. Mjerisht, viti 2001 do tė mbahet mend me luftėn qė zgjati mė shumė se gjashtė muaj dhe e cila nuk solli asgjė tjetėr pėrpos shkatėrrimit tė shoqėrisė, objekteve kulturore, shkatėrrimit tė paqes, zmadhimit tė urrejtjes mes grupeve tė ndryshme etnike, shkatėrrimit tė marrėdhėnieve ndėretnike, humbjes sė besimit dhe tolerancės nė mes qytetarėve, mungesės sė aktiviteteve shoqėrore etj.

Nevojat prioritare

  • ndėrtimi dhe ruajtja e besimit;
  • njohja me njėri-tjetrin (traditave, kulturės, religjionit, gjuhės);
  • toleranca, dialogu, konsolidimi i vetėdijshėm i vlerave tė demokracisė, respektimi, bashkėjetesa, ruajtja e paqes etj;
  • zbulimi dhe pėrmbajtja e iniciativave tė reja (iniciativave tė grupeve tė qytetarėve);
  • rrjetimi i organizatave joqeveritare dhe grupeve joformale tė qytetarėve;
  • arsimimi qytetar dhe demokratik.

Qėllimi kryesor i programit

  • praktikimi dhe zhvillimi i marrėdhėnieve mė tė mira mes grupeve nė meset e pėrziera etnike;
  • ndėrtimi i besimit tė ndėrsjellė pėrmes njohjes sė traditave, kulturės, religjionit dhe gjuhės;
  • komunikimi mes grupeve me pėrkatėsi tė ndryshme etnike;
  • promovimi i vlerave demokratike, dialogut, tolerancės, bashkėjetesės dhe ruejtjes sė paqes;
  • zbulimi dhe pėrkrahja e iniciativave tė reja tė grupeve joformale tė qytetarėve dhe
  • bashkėpunimi me OJQ-re dhe grupet joformale tė qytetarėve.

Grupėqėllimet

  • Grupe me pėrkatėsi tė ndryshme etnike, moshė dhe gjini (fėmijė, tė rinj, studentė, tė rritur, arsimtarė, tė papunėsuar etj.);
  • Organizata joqeveritare;


 
Faqja krysore
Informacione pėr programin
Konkurs
Aplikacione
Roli i kėshilltarėve
Kėshilltarė